Ulen pensionet për herë të parë pas 20 vitesh, Meta ua kujton të moshuarve: Shteti do të…

0

 

Presidenti Ilir Meta me anë të një shkrimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, u është drejtuar pensionistëve shqiptarë duke thënë se për herë të parë pas 20 vitesh, pensionet e tyre janë ulur me 3.2%.

Ai shkruan gjithashtu se ulja e vërtetë shkon deri në 5 % sepse qeveria do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë që gëmojnë jetën e qytetarëve.

“Në fakt ulja e vërtetë e tyre shkon rreth 5% me inflacionin sepse me paratë e sakrificave dhe kontributeve tuaja Fuks – Shteti do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë që gjurmojnë dhe “gërmojnë” në jetën tuaj private dhe atë të rreth 900 mijë qytetarëve të vendit”– shkruan presidenti.

Në fund të shkrimit të tij , e cilësoi 25 Prillin si referendum për nënat dhe baballarët për t’u çliruar nga abuzimi.

Postimi Plotë

Të dashur nëna, baballarë, të nderuar prindër dhe veteranë!

Pavarësisht mundit, punës dhe sakrificave tuaja shumëvjeçare, për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, pagesat e pensioneve tuaja jo vetëm nuk u rritën por u ulen me 3,2%.

Në fakt ulja e vërtetë e tyre shkon rreth 5% me inflacionin sepse me paratë e sakrificave dhe kontributeve tuaja Fuks – Shteti do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë që gjurmojnë dhe “gërmojnë” në jetën tuaj private dhe atë të rreth 900 mijë qytetarëve të vendit.

Prandaj 25 Prilli është referendum edhe për nënat dhe baballarët për t’u çliruar nga abuzimi dhe nëpërkëmbja e të drejtave të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu