Rregullat e vendosura nga shumë vende të bashkimit Europian sa I takon kufizimit të lëvizjes së lirë duket se po ndikojnë në uljen drastike të numrit të personave që udhetojnë drejtë këtyre vendeve. Kufizimet e vendosura nga shtetet fshqinje si Italia kanë bërë që numri I udhëtarëve të jetë shumë I vogël dhe I papërfillshëm krahasuar me dy vite më parë. Më të prekur duket se janë linjat e transportit Shqipëri-Itali. Edhe pse prej 1 viti tani autobuzët të cilët transportojnë pasagjerë i janë kthyer normalitetit numri i pasagjerëve ka patur një rënie të ndjeshme duke shkaktuar shqetësim tek pronarët por edhe punonjësit të cilët janë të punësuar për humbjet. Ato shprehen se numri i pasagjerëve ka rënë ndjeshem dhe maksimumi I atyre që mund të transportojnë varion nga 10 deri në 12 pasagjerë por ka dhe raste që i duhet të bëjnë rrugë qoftë dhe për 2 pasagjerë.
Ulja e numrit të pasagjerëve si dhe rritja e çmimit të karburantit janë dy nga faktorët të cilët po bëjnë që ky sector të shkojë drejët falimentit.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





