UNICEF paraqet emigracionin e lartë në Shqipëri, Shteti po ‘korr’ pasojat e mungesës së investimeve në arsim dhe tek të rinjtë

0

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) vuri në dukje se nëse nuk hartohen politika për të adresuar emigracionin dhe shkallën në rënie të lindjeve, me shumë gjasa popullsia shqiptare do të vazhdojë të bjerë. Emigracioni i të rinjve jo vetëm që redukton në mënyrë të pashmangshme dhe eksponenciale shkallën kombëtare të lindjeve, por edhe ka ndikuar negativisht në ekonomi, mekanizmat e kujdesit social dhe modelet familjare, si dhe ka penguar rritjen dhe zhvillimin ekonomik duke gërryer kapitalin shoqëror të vendit” thuhet në analizën për situatën e fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri.Studimet që ka referuar UNICEF tregojnë se fëmijët dhe prindërit e shohin emigracionin si një zgjedhje pozitive. Vendimi i thuajse 60% të maturantëve për të studiuar jashtë vendit pasqyron jo vetëm vlerësimin që kanë lidhur me perspektivat e tyre ekonomike, por edhe sistemin arsimor kombëtar.Gjatë periudhës 2015-2019, rritja e PBB-së në Shqipëri arriti një mesatare prej 3.26 për qind në vit, megjithatë, rritja e të ardhurave kombëtare nuk është përkthyer në përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, ose mbrojtjes sociale, dhe qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë investuar mjaftueshëm në shërbimet për fëmijë.Shpenzimet publike për arsimin arritën vetëm 3.4 për qind të PBB-së në Shqipëri në vitin 2020, që është më pak se mesatarja e OECD-së (5.4%) dhe BE-së. Gjithashtu shpenzimet publike në Shëndetësi si përqindje e PBB-së arritën vetëm në 3.2 për qind në vitin 2020, ndërsa shpenzimet në shëndetësi si përqindje e shpenzimeve totale buxhetore ishin me ulje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu