Unikkatil pas shumë kohësh rikthehet në rrjetet sociale për një arsye të rëndësishme

0

Unikkatil është një nga reperët më të famshëm shqiptarë që ndër të parët solli frymën e muzikës hip hop në Shqipëri.

Reperi është shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe vihet re se ai poston shumë rrallë në rrjetet e tij sociale. Postimi i tij i fundit në Instagram daton më 21 prill të vitit 2020.

Së fundmi, rep-artisti duket se ka vendosur të bëjë një përjashtim duke publikuar një imazh bashkë me vëllain e tij teksa i ka uruar ditëlindjen.

 “Urime ditëlindja për një dhe të vetmin vëlla’, ka shkruar Unikkatil krahas fotos.

 

Ai ka lindur në Prishtinë, më 18 mars 1981. Reperi filloi të incizojë këngët e tij që para luftës në Kosovë. Më pas ai vazhdoi të publikojë këngë dhe nga ShBA-ja, ku themeloi grupin e tij “The Bloody Alboz (Shqipet e Përgjakshme)”.

Reperi numëron në diskografinë e tij qindra këngë, ku e veçanta është se asnjë nga to nuk eshtë e realizuar me videoklip, gjë që e dallon atë nga këngëtarët e tjerë.

Albumi i fundit i tij është “Kanuni i Katilit” i publikuar në vitin 2007, para 14 vjetëve.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2019, reperi humbi babanë e tij. Reperi e ka dhënë lajmin e hidhur nëpërmjet fjalëve prekëse ku tregon edhe dhimbjen e madhe që po përjeton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu