Rama inspekton punimet në Lungomare e sulmon Bashkinë: Ta mbarojmë Lungomaren, se të presësh të vdekurit…

0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një inspektim të punimeve në Lungomare 2, ku si rrallëherë nuk u shoqërua nga kryetar i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.

‘Divorci’ mes tyre u finalizua me shpalljen e emrave të kandidatëve dhe refuzimin e hapur të kryebashkiakut për të mbështetur kryeministrin në fushatë në një vend të pasigurtë në listën e deputetëve. Gjatë fjalës së tij Rama sulmoi hapur Bashkinë duke i thënë inxhinierit ta mbarojnë shëtitoren përpara sezonit turistik pasi nuk mund të presin të vdekurit e bashkisë.

”Ta bëjmë ta mbarojmë, se të presësh të vdekurit e Bashkisë është… ”, tha në fund të inspektimit Rama teksa inxhinieri po i shpjegonte ecurinë e punimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu