Ups! Priyanka Chopra nuk po njeh dot as veten nga ndërhyrja që ka bërë

0

Aktorja e famshme Priyanka Chopra dhe njëkohësisht partnerja e këngëtarit Nick Jonas, ka botuar së fundmi librin e saj të parë, “Unfinished: A Memoir”.

Në këtë libër ku ndan kujtimet e saj, Priyanka rrëfen një moment të sikletshëm në jetën e saj, që s’ka për ta harruar kurrë.

Aktorja iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të hequr një polip në hundë, mirëpo hunda e saj u deformua! Ditën kur hoqi fashor, aktorja u tmerrua nga pamja e saj pasi hunda kishte marrë pamje tjetër.

Asaj nuk i dukej më vetja e njëjta përpara pasqyrës dhe iu deshën shumë ndërhyrje të kthente “në vijë” hundën e saj, me të cilën më vonë bëri paqe.

“Shkova të hiqja një polip në hundën time, por padashur mjeku më kishte dëmtuar kurrizin e hundës. Kur hoqa fashot, unë dhe nëna ime u shokuam. Nuk ishte më hunda ime origjinale. Fytyra ime dukej tërësishtndryshe. Nuk isha më unë. Sa herë që shiheshanë pasqyrë, më vështronte dikush tjetër përballë meje. Nuk isha më vetvetja. Për vite me radhë m’u desh t’i nënshtrohesha disa operacioneve,për ta kthyer hundën në normalitet, por më në fund u mësova. Në fund të fundit, duhet ta duam veten edhe me “të metat” tona.”- ka rrëfyer Priyanka në libër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu