Fleta e votimit me numra/ Dalin udhëzimet se si duhet të votoni më 25 Prill

0

Në qendrat e votimit do të ketë postera të mëdhenj me numrat dhe emrat që iu korrespondojnë kandidatëve të partive apo koalicioneve politike. Kjo do të ndihmojë në orientimin e votuesve që nuk janë të mirëinformuar me numrat e kandidatëve, ose që kanë paqartësi në votim. Por përveç kësaj edhe në vendin e fshehtë të votimit do të ketë edhe fletëpalosje me të cilat votuesi mund të konsultohet para se të votojë duke kujtuar edhe njëherë kandidatin që ka të preferuar.

Ndërsa në lidhje me pikëpyetjet që mund të ngrihen kur një votues voton një parti dhe një kandidat të një partie apo koalicioni tjetër politik apo anasjelltas, Celibashi tha se kjo votë nuk do të quhet e vlefshme.

Një votues mund të votojë një parti politike dhe një kandidat të asaj partie apo koalicioni që ajo parti ka, por jo të votojë një parti dhe një kandidat të një partie tjetër. Në këtë rast vota do të quhet e pavlefshme, ndërsa vota quhet e vlefshme edhe nëse votuesi voton vetëm partinë dhe lë bosh kutinë për kandidatin dhe anasjelltas. Kjo pasi mund t’i pëlqejë partia por jo kandidatët që ajo parti ka vënë në dispozicion për të votuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu