Ups! Problemet me përndjekësit s’paskan të sosur për Kendall Jenner!

0

Modelja Kendall Jenner është frikësuar së fundmi nga një 24-vjeçar, i cili e ka kërcënuar për jetën.

Kështu, ajo ka kërkuar të mbrohet nga profesionistë. Kendall e paraqiti këtë rast të hënën në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu, i njohur me emrin, Malik Bowker.

“Supermodelja pretendon se një detektive e Departamentit Policor të Los Angeles-it i tregoi asaj për planin e supozuar të Bowker-it. Ajo ka rrëfyer se policia i tha se Bowker kishte planifikuar ta blinte një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe pastaj veten”, sipas dokumenteve të reja ligjore të siguruara nga prestigjozia “TMZ”.

Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të dalë shumë shpejt prej andej. Gjykatësi siguroi një urdhër ndalesë të përkohshme për mbrojtjen e Jenner dhe Bowker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj

Por, një tjetër “përndjekës” u shfaq në pistë! Një burrë ka tentuar të notojë i zhveshur në pishinën e shtëpisë së saj, teksa është ndaluar nga rojet e sigurisë.

Sipas burimeve për “TMZ”, personi në fjalë u mbajt në polici vetëm 6 orë, por më pas u lirua për shkak të protokolleve të Covid-19 në burg.

Kendall ka një ekip të madh të sigurimit të cilët janë të armatosur dhe që e ruajnë shtëpinë e saj 24 orë për çdo ditë, por kjo nuk po mjafton që ajo të ndihet plotësisht e qetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu