Pas shembjes së urës së vjetër të shkumbinit në Elbasan gërmadhat e saj vazhdojnë të qëndrojnë ende aty. Kjo gjë bën shpesh që qytetarë kuriozë ndaj saj të kalojnë në të e ta shohin nga afër. Kjo gjë përmban jo pak rrezik pasi cdo moment ajo pritet të bjerë. Gjithashtu nuk ka asnjë tabelë ku të ndalojë hyrjen e njerëzve. Jashtë kamrave banorët shprehen se shpesh aty kalojnë dhe fëmijë të pashoqëruar nga prindëer gjë kjo e cila përmban jo pak rrezik.
Duket se këto dy ura përbëjnë dy realitete të ndryshme. Në urën e vjetëer qëndrojnë gërmadhat e saj ndersa e reja është kthyer në një vënd grumbullimi për inertet. Një pamje aspak e hijshme kjo, dhe një burim infeksioni Për te gjithë hapësirën. Pa marrë parasysh ndotjen që i shkakton ajo lumit Shkumbin.