Uragani Grace godet Meksikën, humbin jetën 8 persona

0

Të paktën tetë persona kanë ndërruar jetë pasi Uragani Grace përshkoi Meksikën lindore, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta dhe shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbytje.

Vdekjet dhe dëmet më të mëdha ndodhën në shtetin Veracruz, ku stuhia shkuli pemët, sipas BBC.

Në kryeqytetin e shtetit, Xalapa, shumë rrugë u kthyen në lumenj baltë.Uragani më vonë u dobësua duke u kthyer në stuhi tropikale.

Sidoqoftë, erërat e forta dhe reshjet u raportuan se po shkaktonin më shumë përmbytje ndërsa Grace udhëtonte në veri të Mexico City.Stuhia solli shpejtësinë e erës deri në 200 km/orë (125mph) kur arriti në bregun e kontinentit të Meksikës.

Nga tetë personat e vdekur, gjashtë ishin anëtarë të së njëjtës familje thanë zyrtarët e qeverisë shtetërore.Banorët e qytetit bregdetar të Tecolutla në Veracruz, thanë se uragani kishte qenë shkatërrues.

“Ju thjesht mund të dëgjoni bubullimën e pemëve që bien, tingëllonte shumë e keqe, shumë e tmerrshme,” tha Laura Jacinto, duke shtuar: “Isha shumë e frikësuar, u frikësova shumë mbrëmë.”

Një tjetër banor, i quajtur Adolfo Lopez, tha: “Kulmi … gjithçka është zhdukur, mori gjithçka me vete”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu