Grabiti një lokal dhe nuk iu bind policisë, arrestohet 43-vjeçari

0

Lushnjë

Vodhi një lokal në qytetin e Lushnjës si edhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të Policisë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e parave dhe sendet e vjedhura.

Gjithashtu, procedohen penalisht 4 familjarë të autorit pasi penguan punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “18 Tetori” është vjedhur lokali në pronësi të shtetases T. H., shërbimet e Policisë Lushnjë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Gazment Kiptiu, 43 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për vjedhje).

Gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat, 43-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë dhe familjarët e tij, konkretisht shtetaset M. G., 37 vjeçe, E. K. 20 vjeçe, Sh. K. 65 vjeçe dhe R

Xh., 19 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë duke i penguar në kryerjen e detyrës për shoqërimin e shtetasit Gazment Kiptiu.

Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura, 1 celularë, 1 ipad dhe disa paketa cigare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Vjedhje”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu