Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak para zgjedhjeve të 25 prillit kun ë Elbasan pas një përplasje do të humbte jetën Pjerin Xhuvani .
Mësohet se prokuroria e Elbasanit pritet të thërrasë edhe për Gazmend Bardhin, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por edhe si kryesuesi i listës së PD në Elbasan, ku ka bindje se nga ajo seli është dhënë urdhër për të qëlluar ndaj Pjerin Xhivanit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një debati mbi pretendimet që kishte grupi i badigardëve të PD-së, për disa karta identiteti, për të cilat Prokuroria e Elbasanit dhe hetimet tregojnë se nuk kanë ekzistuar. Në automjetin e dyshuar janë gjetur vetëm lista patronazhistëve që prokuroria i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.