Urdhri për vaksinimin e detyrueshëm të mësuesve, reagon Drejtoria e Arsimit Parauniversitar

0

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka reaguar pas mesazhit që ZVA i ka dërguar drejtuesve të institucioneve arsimore në të gjithë vendin, lidhur me listën e mësuesve që nuk janë vaksinuar ende.

Me anë të këtij mesazhi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar se në datën 1 shtator 2021, të gjithë mësuesit dhe stafi drejtues duhet të jenë të vaksinuar kundër Covid-19.

Mesazhi që ka mbërritur në telefonin e drejtuesve të institucioneve arsimore:

Pershendetje. Brenda ditës së sotme do të dërgoni listën e mësuesve që nuk janë vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mësuesit së muajin Shtator 2021 i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet të jetë i vaksinuar. Edhe njëherë lexoni mirë mesazhin të gjithë mësuesit që nuk e kanë bërë vaksinën urgjent të plotësojnë tabelën! Raportimi duhet urgjent për ZVA.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, ky mesazh është keqinterpretuar, pasi nuk ekziston asnjë vendim për vaksinimin me detyrim.

Reagimi i plotë:

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është  i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu