Ushqimet që nuk duhet ti gatuani kurrë në një tigan prej gize

0

Shumica e njerëzve gatuajnë me tigan prej gize, por nuk e dinë se disa ushqime nuk duhet gatuar në një enë me përbërje të tillë. Më poshtë do ju tregojë ushqimet që nuk duhet të gatuani në një tigan të tillë.

1. Ushqimet që mbajnë erë

Hudhrat, specat, disa peshq dhe djathëra, janë disa nga ushqimet që në një tigan prej gize lëshojnë një aromë shumë të fortë. Është mirë që këto t’i gatuani për 10 minuta në furrë, sesa të duroni aromat në shtëpi për një kohë të gjatë.

2. Vezët dhe produkte të tjera që ngjiten

Nëse tigani juaj është i ri, edhe pse mund të jetë i kalitur, produktet ngjitëse si vezët mund të jenë problem. Nëse nuk ju pëlqejnë vezët që bëhen ngjyrë kafe dhe pa formë, përdorni një tigan të zakonshëm.

3. Peshqit delikatë

Për shkak se giza ruan nxehtësinë, e bën peshkun të krijojë kore kafe menjëherë. E mira është të përdorni një tigan që nuk ngjit.

4. Gjëra acidike

Disa besojnë se domatet ose limonët mund të reagojnë me metalin dhe të shkaktojnë derdhjen e tij në ushqim dhe prishjen e tiganit. Të tjerët besojnë se ky është një mit. Dhe nëse ushqimet acide zbardhin pak tiganin tuaj, një pastrim me sodë buke ju vjen në ndihmë.

Një gjë duhet t’u theksuar: Nëse keni një tigan prej gize të veshur me smalt, nuk keni nevojë t’i përmbaheni kësaj liste, thjesht mund të gatuani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu