Ushtrim i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohen dy vëllezër në Mat

0

Dy vëllezër matjanë janë arrestuar për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:

Mat/Vijon kontrolli i territorit dhe i ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit që ushtrohet nëpërmjet kompjuterave dhe tavolinave të pokerit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër) që kishin përshtatur një ambient, për ushtrim të lojërave të fatit.

Sekuestrohen 3 kompjutera që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celularë.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe si rezultat i punës operative në ndjekjen e informacioneve policore të siguruara, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, gjatë të cilit u godit një rast i organizimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. K., 54 vjeç dhe N. K., 46 vjeç, banues në Burrel (vëllezër).

Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera me anë të të cilëve organizonin lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kompjuterat që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celualarë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu