Hidhet në erë diga gjigante në Ukrainë. Kievi akuzon Rusinë (VIDEO)

0

UKRAINË- Ukraina akuzon forcat ruse se hodhën në erë një digë të madhe dhe një stacion hidroelektrik në një pjesë të Ukrainës jugore që ata kontrollojnë, duke kërcënuar një përmbytje masive që mund të zhvendoste qindra mijëra njerëz dhe urdhëroi banorët të evakuoheshin poshtë lumit, raportojnë mediat e huaja.

“Diga në Kakhovka u hodh në erë nga forcat pushtuese ruse” -tha komanda e sektorit jugor të ushtrisë ukrainase në Facebook. I njëjti burim shtoi se “është duke u sqaruar përmasat e fatkeqësisë, shpejtësia dhe vëllimi i ujit dhe zonat që ka gjasa të përmbyten”.

Ndërkohë agjencia ruse e lajmeve ‘Tass’ citoi një zyrtar të paspecifikuar të qeverisë ruse të thoshte se diga ishte “shembur” për shkak të dëmtimit.

Brenda pesë orësh uji do të ketë arritur një nivel kritik”, paralajmëroi zoti Prokudin përmes Telegramit. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, rreth 80 komunitete do të duhet të evakuohen në rajon. Diga, tridhjetë metra e lartë dhe 3,2 kilometra e gjatë, është ndërtuar në vitin 1956 në Dnieper, si pjesë e ndërtimit të një hidrocentrali në Nova Kahovka. Në rezervuarin e tij ka 18 kilometra kub ujë.

Oleksandr Prokudin, kreu i administratës rajonale ushtarake Kherson, thotë se të paktën tetë vendbanime të ndryshme në zonë janë përmbytur tashmë pas shkatërrimit të raportuar në digë dhe autoritetet po përgatiten për më shumë përmbytje në të gjithë rajonin, raporton CNN.

Prokudin njoftoi se të paktën 16,000 njerëz janë në rrezik nga përmbytjet. Banorët në rajonet e rrezikuara po evakuohen. Me rritjen e nivelit të ujit, ministria u bëri thirrje të gjithëve në “zonën e rrezikut” të fikin të gjitha pajisjet elektrike, të marrin dokumentet dhe gjërat thelbësore dhe të kujdesen për “të dashurit dhe kafshët shtëpiake”.

Sipas ministrisë, “zona e rrezikut” përfshin fshatrat Mykolaivka, Olhivka, Liovo, Tiahynka, Poniativka, Ivanivka, Tokarivka, Poniativka, Prydniprovske, Sadove dhe rrethin e ishullit Korabel të qytetit Kherson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu