Ushtronte dhunë fizike ndaj babait të tij/ Arrestohet 39-vjeçari nga Elbasani

0

Rastet e dhunës në familje janë shtuar së fundmi në qarqe të ndrysh,e të vendit. Ditën e sotme, policia ka bërë arrestimin e shtetasit A.K, 39 vjeç, banues në Cërrik pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 39 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu