Ushtronte dhunë fizike ndaj nënës, arrestohet 55-vjeçari në Pogradec

0

POGRADEC- Një 55-vjeçar është arrestuar në fshatin Gështenjas, Pogradec. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të 55-vjeçarit.

55-vjeçari i identifikuar me inicialet A. Ll do të ndiqet penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 55 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu