Vajza e Adem Jasharit /Jam bijë e Kosovës

0

Sot në Prekaz shënohet 23-vjetori i rënjes së familjes së heroit Adem Jashari për çlirimin e Kosovës.

Një video e veçantë e vajzës së Adem Jasharit është publikuar, në të cilën duket Shqipja teksa mban një fjalim përpara UCK-së, shumë pak kohë pasi familja e saj ishte vrarë.

Shqipja, edhe pse në një moshë mjaft të re, kishte motivuar ushatarët e UÇK-së përmes një fjalimi të mbajtur më 28 nëntor në vitin 1998 gjatë betimit të ushtarëve të UÇK’së.

“Jam e bindur që nuk më mjafton që jam e bija e Adem Jasharit, mbesa e gjyshit Shaban. Unë jam bijë e Kosovës trime me plot vëllezër dhe motra që tani jeni rreshtruar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe jam krenare që amanetin e babait tim dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës do ta çoni në vend. Ju faleminderit ,” thote ajo ne videon e publikuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu