Vajza e Paul Walker pjesë e “Fast and Furious”? Ja çfarë thotë Vin Diesel

0

Vin Diesel nuk e ka përjashtuar mundësinë që vajza e Paul Walker, Meadow, të bëhet pjesë e kastit të “Fast and Furious”. Walker, i cili interpretoi rolin e Brian O’Conner në filmin aksion, vdiq në një aksident automobilistik në 2013, në moshën 40-vjeçare.

Përpara Fast and Furious 9, që pritet të shfaqet në kinema më 24 qershor, Vin foli për mundësinë e pjesëmarrjes së vajzës 22 vjeçare të të ndjerit. Kur u pyet nëse ajo do të bënte ndonjë paraqitje tek kasti i ardhshëm, ai tha: “Nuk mund të llogaris asgjë….Le të themi se asgjë nuk mund të përjashtohet.”

Ai gjithashtu foli dhe për Walker, i cili nuk ishte vetëm kolegu por një nga miqtë e tij më të ngushtë në ekranin e madh.

Kur tragjedia ndodhi në vitin 2013, ne ndaluam xhirimet e Furious 7 për rreth pesë muaj….dhe studioja mori një vendim të guximshëm, që do të lejonte që personazhi të ekzistonte në mitologjinë tonë.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu