Vajza italiane hidhet në shina për të shpëtuar emigrantin, treni e godet

0

Emri i saj është Rachele Spolaor dhe punon si grafikste në një kompani në zonën e Treviso dhe të enjten në mbrëmje kur pa një burrë që hidhej në shinat e hekurudhës në stacionin sekondar Mestre, ajo u hodh mbi të në përpjekje për ta shpëtuar.

Burri, një 35-vjeçar me origjinë rumune, tashmë ishte shtrirë në shina për t’i dhënë fund jetës.

“Nuk e mendova gjatë, ishte një veprim instiktiv. Besoj se kushdo tjetër në atë situatë, do të kishte bërë të njëjtën gjë, edhe pse në momente gjakftohtësie, do të thoshte “jo”. Shikoja për të parë nëse treni po vinte ndërkohë. Nuk mendova për asgjë, thjesht bëra atë që do të bënte dikush”i tha ajo për “La Stampa”.

“U përpoqa të bëja atë që munda, por fiziku im është i dobët. Ai ishte shumë më i madh se unë. U përpoqa disi ta tërhiqja lart, të paktën për ta lëvizur. Bërtita për ndihmë, por stacioni ishte praktikisht i shkretë dhe pak njerëz ishin të gjithë shumë larg nesh “, shtoi ajo.

Në atë moment ajo u hodh në shina, duke mos parë që treni po vinte. Makinisti tërhoqi frenin e urgjencës: “Pashë trenin me cep të syrit vetëm në momentin e fundit dhe u hodha drejt trotuarit, duke u përpjekur të shtypesha në beton sa më shumë që të ishte e mundur. Unë u përpoqa të shmangem. Treni gjithsesi më goditi, por shpëtova vetëm me një kockë të thyer”, tha vajza.

Rachele pësoi një thyerje të tibisë dhe tani është e shtruar në repartin Ortopedik të spitalit Mestre. Burri që i detyrohet jetës së saj është transportuar dhe intubuar në njësinë e kujdesit intensiv. Ai raporton një traumë të rëndë në kokën dhe shpinë, por nuk është në rrezik për jetën. “Nuk e di se si është. E di vetëm që ai është akoma gjallë. Nëse një ditë do të dua ta takoj? Unë ende nuk e di. Nuk e di se si mund të reagoj. Por ideja më frikëson”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu