Vajza shqiptare “ngec” në Kabul

0

Disa ditë më parë autoritetet shqiptare deklaruar se në Afganistan nuk kishte asnjë shtetas shqiptar si personel ushtarak ashtu edhe civil. Por në të vërtetë atje ndodhet një vajzë nga Tirana e cila punon në një organizatë ndërkombëtare. Vajza nga Shqipëria ka mbetur e bllokuar në Kabul në pamundësi për të lëvizur, ndërkohë që ka nisur një operacion në bashkëpunim edhe me forcat amerikane që ndodhen ende në aeroportin e Kabulit për ta përcjellë drejt Shqipërisë vajzën.

Sipas TCH Ministria e Jashtme është duke bashkërenduar me burimet diplomatike amerikane për të zhvendosur Anën, vajzën nga Shqipëria e vetmja shqiptare që ndodhet në Afganistan. Vlen të thuhet se në rrugët e Kabulit është një kaos i vërtetë, ndërsa në aeroport situata nuk është aspak e mirë për shkak të dyndjes së atyre që duan të ikin.

Kujtojmë se talebanët të cilët kanë marrë pushtetin kanë nisur të vendosin postblloqe në rrugë dhe të marrin kontrollin e institucioneve. Sot ata nisën vendosjen e ligjeve të sheriatit. Të gjitha femrat duhet të mbajnë burka dhe nuk mund të lëvizin të vetme. Kjo situatë e bën edhe më të vështirë operacionin për të shpëtuar Anën shqiptaren e vetme që u bë dëshmitare se si Afganistani ra sërish në errësirën mesjetare të regjimit të talebanëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu