SHBA merr nën kontroll aeroportin e Kabulit. Shikoni pamjet dramatike të një avioni ushtarak i mbushur me mbi 600 afganë

0

Aeroporti i Kabulit, ku të paktën pesë persona raportohet të jenë vrarë ndërsa mijëra të tjerë u përpoqën të largoheshin nga vendi, tani është rihapur nën kontrollin e SHBA.

aeroporti kabul

Fluturimet në aeroport u ndaluan më herët pasi njerëzit filluan të vraponin drejt avionëve në asfalt. Disa u kapën pas tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të ikur nga vendi.

Zyrtarët e Pentagonit thanë se marinsat amerikanë kanë mbërritur në bordin e avionëve ushtarakë C-17.

Ndërkohë agjencia e lajmeve Reuters raporton se një avion ushtarak gjerman ka zbritur në Kabul për të evakuuar shtetasit e huaj dhe stafin vendas.

Vende të tilla si SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe Kanadaja po përdorin avionët ushtarakë për të nxjerrë shtetasit e tyre nga Afganistani, ndërsa përpiqen të evakuojnë afganët që punuan me trupat e tyre.

avioni

Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet nga dyndja e qindra afganëve në një avion amerikan, që po kryen zhvendosjet dhe qe tentojne te shpëtojnë nga talebanët.

Rreth 640 persona ndodhen në bordin e avionit, shumë më tepër sesa kapaciteti i lejuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu