Vaksina 1 dollarëshe shpresë për të varfërit

0

Janë kryer tashmë me sukses testet e para mbi kafshët të vaksinës anti-covid që mbron nga të gjitha mutacionet. Por jo vetëm, ajo mund të kushtrojë rreth 1$ çdo dozë, dhe mund të gjejë përdorim dhe t’i vijë në ndihmë vendeve të varfra që deri tani nuk kanë mundur të marrin asnjë vaksinë.

Kërkuesit shpjegojnë se shfrytëzohon bakterin Escherichia Coli të modifikuar gjenetikisht dhe jo të gjallë, mbi sipërfaqen e të cilit injektohet një proteinë virale që shkakton reagimin e sisitemit imunitar.

Vaksina është e thjeshtë për t’u ruajtur dhe për t’u transportuar, mund të prodhohet në shkallë të gjerë botërore në kohë shumë të shkurtër, duke përdorur linjat prodhuese që janë aktualisht në përdorim në shumë vende të botës.

Kjo vaksinë u testua mbi derrat, që janë edhe kafshët protokoll për studimin e sisitemit imununitar të njeriut, dhe rezultoi efikase në parandalimin e simptomave të rënda.

Studimi dhe testimi mban firmën e universiteteve të Virginias e Virginia Tech dhe është publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, Pnas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu