Vaksina po na “vret”! Mësuesit në Fier refuzojnë vaksinën,një prej tyre kalon në panik

0

Vazhdojnë problemet e mësuesve me vaksinën AstraZeneca që kanë marrë ditët e fundit.

Pas problemeve që kishin disa mësues në Tiranë, këtë herë janë mësuesit e Fierit që kanë shfaqur probleme.

Ndërkohë një mësuese pasi është vaksinuar ka kaluar një moment paniku dhe më pas është qetësuar nga stafi mjekësor që ndodhej aty.Ndër të tjera deri më tani vetëm dy mësues e kanë bërë vaksinën ndërsa një pjesë e madhe e kanë refuzuar që ta bëjnë.

“Nuk do ta bëj, mendoj se jam alergjike ndaj vaksinave. Jemi ne që do të vendosim  apo jo, pasi bëhet fjalë për ne”, është shprehur një mësuese.

Burimet bëjnë me dije se 7 mësues të shkollës Zharrës të cilët kanë bërë vaksinën dje, sot nuk janë paraqitur në punë.

Gjithashtu edhe 3 mësues në shkollat e qytetit të Fierit, nuk janë paraqitur pasi kanë bërë vaksinën.

Mësohet se ata kanë shfaqur simptoma të ndryshme, si temperaturë të lartë dhe të vjella.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu