Vaksinat ruse dhe kineze, Kryeministri Rama: Nuk janë gati, ne nuk kemi mbyllur derën! Kemi zgjedhur ato perëndimore se jemi pjesë e familjes…

0

Lidhur me vaksinat Ruse dhe ato Kineze Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk u janë mbyllur dyert nga Shqipëria por për momentin  ato nuk janë gati.

Duke shtuar se është zgjedhur kahu i vaksinave Perëndimore për shkak se Shqipëria është pjesë e familjes Evropiane.

“Vaksinat në kahun lindor nuk është se janë gati. Nuk është se ne i kemi mbyllur derën. I kemi zgjedhur në krahun Perëndimor se ne jemi pjesë e familjes Evropiane pa lojëra me dy porta. Së katërti jemi në kushtet ku po e zbatojmë planin tonë. Vonesa e krijuar është vonesë jo kronike dhe e thash se kemi marrë konfirmimin se në mes të shkurtit dhe brenda shkurtit do bëhet lëvrimi i sasisë së premtuar nga Pfizer. Jemi në negociata me AstraZeneca-n” ka thënë Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu