Kallëzohet në SPAK kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Ja për çfarë akuzohet

0

Kallëzohet në SPAK kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi dhe udhëheqësi i listës së kësaj force në qarkun e Elbasan-it, Gazmend Bardhi, ka kallëzuar në SPAK kryetarin e Bashkisë së Elbasanit.

Përmes një njoftimi publik, PD bën me dije se padia ka të bëjë me kontratën e ndërtimit të kullave në lulishten e qytetit, ku bashkia përmes veprimeve dhe mosveprimave ka shkaktuar një dëm prej të paktën 8.3 milionë euro në buxhetin e bashkisë.

Njoftimi i PD-së:

PD KALLËZON NË SPAK KRYETARIN E BASHKISË ELBASAN GLEDIAN LLATJA

Partia Demorkatike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Gledjan Llatja, me akuzën për “shpërdorim të detyrës”. Bëhet fjalë për kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit.

Sipas Partisë Demokratike, me veprimet e paligjshme të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, është favorizuar kompania private, duke falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit.

“Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik Bashkisë Elbasan, në të paktën 8.3 milion euro, duke konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim i detyrës” – thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

Konkretisht, në kallëzimin penal provohet se nga zbatimi i kontratës së partneritetit publik privat Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14 560 m2. Në këtë mënyrë, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11, 912 m2, ose rreth 8.3 milion euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu