Valter Bami lirohet nga qelia/ U arrestua për atentatin ndaj Gentian Bejtjas, prokuroria nuk dorëzoi prova brenda afatit

0

Valter Bami është liruar nga qelia.

Ai u arrestua në korrik të vitit të kaluar si i përfshirë në atentatin në Larushk të Krujës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas që dyshohet se ishte shënjestra.

Bami u arrestua për armë mbajtje pa leje, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës caktoi ndaj tij ditën e sotme masën e arrestit shtëpiak.

Me argumentin se prokuroria nuk dorëzoi prova brenda afatit, Gjykata zëvëndësoi masën e sigurisë nga ajo e arrestit në burg me arrest shtëpie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu