Tenton ti jap fund vetes 17-vjeçari në Elbasan, përfundon në spital

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në spitalin Rajonal të Elbasanit.

Një 17 vjeçar, i cili dyshohet se është vetëhelmuar me fotoksinë është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore

Nuk dihen ende shkaqet që cuan të riun në këtë veprim.

I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Infoweb Media jep një mesazh dhe këshillë për të gjithë të rinjtë dhe jo vetëm të cilët vuajnë nga depresioni: “Pavarësisht se çfarë ndodh, apo sa keq duket sot, jeta vazhdon, dhe nesër do të jetë më mirë. Mos lejoni që një moment i keq në jetën tuaj të shkaterroj një të ardhme të ndritshme Mendoni për të gjithë bukurinë që ka mbetur ende brenda dhe rreth jush dhe jini të lumtur!”