Vangjel Tavo fton Çuçin në debat : Të pres në përballje! Ku dhe kur të duash!

0

Kandidati për deputet i LSI-së në Gjirokastër Vangjel Tavo, i ka bërë thirrje për debat të hapur publik kandidatit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Tavo i kërkon Çuçit të zgjedhë vendin dhe orën në të cilën ai do të realizojnë debatin publik.

Ndër të tjera Tavo ka kërkuar nga Çuçi të tregojë se sçfarë ka bërë ai gjatë viteve të qeverisjes.

Postimi i plotë

E ftoj Çuçin në një debat të hapur publik, ku të dojë, vendin, ditën dhe orën ta zgjedhë ai vetë, e të diskutojmë përballë që nga inskenimet për blerje votash e deri në prezantim idesh nëse ka dëshirë.

Dhe mbi të gjitha le të flasë përballë meje dhe t’u drejtohet publikisht familjeve të thjeshta të qarkut tonë për çfarë u ka bërë “Rilindja” këto vite.

Të pres!

Ku dhe kur të duash!

Vangjel Tavo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu