Reperi në gjendje kritike,familjarët : Ju kërkojmë që të luteni për të

0

Reperi DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, ndodhet në gjendje kritike në spitalin e White Plains në New York, pasi u dërgua atje si pasojë e një ataku në zemër, ndërkohë që familjarët po u kërkojnë njerëzve që të luten për të.

“Të premten në mbrëmje, vëllai, djali, babai dhe kolegu ynë DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u pranua në spitalin White Plains, duke u përballur me çështje serioze shëndetësore,” tha familja përmes një publicisti. “Ne ju kërkojmë që të luteni për të, si dhe të respektoni privatësinë tonë teksa përballemi me këto sfida.”

Familja konfirmoi se DMX ndodhet në koma, ndërsa ish-menaxherja e tij, Nakia Walker, tha për Buzzfeed se ai ndodhet në “gjendje vegjetative” (pa reagim) dhe me “dështim të mushkërive dhe trurit”.

Avokati i tij, Murray Richman, u shpreh se ai u shtrua në spital si pasojë e një arresti kardiak dhe nuk konfirmon pretendimet shkaku ishte një mbidozë substancash.

DMX, një nga reperët më të suksesshëm në fund të viteve 1990, ka luftuar me abuzimin e substancave. Në 2019, ai anuloi një seri shfaqjesh për t’u rehabilituar.

Ai debutoi në muzikë përmes albumit “It’s Dark and Hell is Hot” që u rendit në No1 në Billboard200. Ai publikoi edhe katër albume të tjerë që u renditën mirë në klasifikime, si “… And Then There Was X”, “Flesh of My Flesh, Blood of My Blood”, “The Great Depression” dhe “Grand Champ”.

Në YouTube qarkullon edhe një video ku pretendohet se DMX është i pranishëm dhe kërcen në një dasmë shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu