Vapa gjatë verës e padurueshme? Ja çfarë duhet të bëni që mos ta ndjeni fare

0

Ditët e nxehta thuajse janë këtu dhe ajo ndjesia e padurueshme e vapës është problem më vete. Sidomos paraditet brenda shtëpisë. Nuk ka kondicioner në botë që mund të të shpëtojë, por nëse e bashkoni me hilet më poshtë, shtëpia do të bëhet vendi më i freskët për të kaluar edhe këtë verë.

Rrethohuni nga bimët/lulet

Nëse keni një hapsirë të vogël të lirë, tarracë, ballkon apo kopësht, sidomos në pjesën e shtëpisë që është më e ekspozuar ndaj diellit, plotësojeni atë me bimë. Ato do të shërbejnë si mburojë ndaj ngrohjes.

Grilat/ Dritaret gjithmonë mbyllur

30 përqind e nxehtësisë vjen nga dritaret. Duke shfrytëzuar në mënyrën e duhur grilat, tendat dhe gjërat e ngjashmë me këto, mund të ulet temperatura e brendshme me të paktën 20 gradë. Mbyllja e tyre parandalon krijimin e një serë në miniaturë në shtëpinë tuaj, mbi të gjitha në ato shtëpi që janë të pozicionuara nga dielli.

Zgjidhni dritën LED

Llampat inkandeshente harxhojnë të paktën 90% të energjisë së tyre në nxehtësi. Zëvendësimi i tyre me llampat ekologjike LED do të bëjë diferencën në temperaturat e shtëpisë suaj, dhe në të njëjtën kohë do të ulë edhe harxhimet në faturën e energjisë.

Kufizo gatimin

Ndezja e sobës së gatimit apo e furrës, kontribuojnë në ngrohjen e ambientit. Drejtohuni drejt ushqimeve të freskëta dhe të papërpunuara, që nuk kanë nevojë për gatim të gjatë si për shembull: sallatat, makaronat apo ushqimet të ftohta ose nëse keni kopësht në shtëpi përdorni zgarën.

Me sytë nga uji

Shpesh i nxehti sjell me vete edhe lagështi të pakëndshme që e bëjnë situatën edhe më të padurueshme. Bëni dush në orët më të freskëta të ditës, për të mos bërë që avulli të përkeqësojë situatën.

Zgjidhni ngjyrën e bardhë

Përdorni gjatë verës perdet tuaja të bardha në mënyrë që të shmangni depërtimin e rrezeve të diellit në ambientet e shtëpisë.

Fokusoni në temperaturën e trupit

Konsumoni pije të ftohta dhe vishni veshje të freskëta me material pambuku apolinoje. Filloni të rifreskoni veten dhe do ta shihni që edhe i nxehti nuk do të ndihet aq shumë.

Fikni pajisjet elektroshtëpiake

Përveçse konsumojnë energji, pajisjet eektroshtëpiake të vendosura në prizë e ngrohin ambientin. Hiqni nga priza kur nuk i përdorni pajisjet si: kompjuteri, televizori, makinetën e kafesë dhe fikeni dritën kur nuk ju duhet.

Ka gjithmonë nevojë për ventilator!

Edhe nëse me të gjitha këto këshilla nuk i rezistoni dot të nxehtit, zgjidhni një ventilator. Mos harroni që ai harxhon mesatarisht 15 herë më parë se një kondicioner.