Varësia nga interneti është shenjë e psikopatisë?! Flasin ekspertët!

0

Varësia nga interneti e ‘ushqen’ depresionin. Ekspertët insistojnë të jemi më vigjilent rreth mënyrës se si njerëzit veçanërisht adoleshentët përdorin internetin. Për të eksploruar këtë çështje, një ekip i psikiatërve ka monitoruar 254 studentë të Universitetit McMaster në Ontario, Kanada.

Ata kishin përdorur një mjet të quajtur Testi i Varësisë nga Interneti (IAT), i cili ishte krijuar në vitin 1998. Hulumtuesit kishin zbuluar se 33 studentë ishin të varur nga interneti. Personat e varur nga interneti nuk kishin mundur ta largonin veten nga sajtet e rrjeteve sociale dhe vazhdimisht shikonin video të ndryshme dhe shkëmbenin mesazhe me miqtë.

Përveç kësaj, të varurit nga interneti kishin pasur probleme t’i përmbaheshin edhe rutinës ditore, duke rënë në grackat e depresionit, duke dështuar të kushtojnë vëmendje dhe të mos e menaxhojnë kohën siç duhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu