Vatër e madhe zjarri në Shijak, ndërhyrja e zjarrfikëseve e vështirë

0

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në kodrinat e fshatit Shetel në Shijak.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, zjarri ka rënë në shkurre e bimësi të ulët, ndërsa i favorizuar edhe nga era po përhapet drejt fshatit Kënetë.

Përveç shkurreve flakët po shkrumbojnë edhe ullinj e pemëtari në zonë, ndërsa terreni ia ka vështirësuar ndërhyrjen zjarrfikëseve.