Vazhdojnë vonesat/Dy qendra në Berat nuk kanë nisur votimin, hynë në fuqi planii “B”

0

Jo në të gjithë vendin ka nisur normalisht procesi i votimit. Në Berat ka dy qendra votimi, një te pallati i Kulturës dhe një te stadiumi që nuk ka nisur ende procesi për shkak të problemeve me aparatin e identifikimit biometrik.

Kreu i KQZ Celibashi kërkoi dje se në momentin që pajisja nuk punon, procesi nuk ndalet por vijon në mënyrë manuale, por në Berat këmbëngulin te pajisja.

Probleme me identifikimin biometrik ka edhe në disa zona të thella në veri të vendit. Megjithatë votimi nuk ndalet, por vijon me mënyrën tradicionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu