Situata e pastrimit të qytetit të Elbasanit mbetet problematike.
Pas tërheqjes së firmës së pastrimit, qyteti u mbush me plehra duke krijuar situatë të padurueshme.
Menaxhimi u mor në dorë nga vetë bashkia e cila premtoi se do të punonte ditën dhe natën që qyteti të ishte i pastër.
Foto që shihni është fiksuar në lagjen ‘Haxhias‘. Siç duket nga pamja, koshat janë plot me plehra, madje edhe të derdhura jashtë tyre.
Banorët e lagjes kanë raportuar tek infowebtv për gjendjen duke u shprehur se kërkojnë nga pushteti vendor të largojë sa më parë plehrat pasi situata është e padurueshme.
Njoftohet se edhe në mjaft pika të tjera situata është e rëndë. Infowebtv