Vazhdon zjarri në kurorën e Ullishtes së Elbasanit. Shkrumbohen qindra rrënjë ullinj

0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë kurorën e ullishtes së Elbasanit.

Foto ekskluzive për Infowebtv e dëshmojnë madhësinë e zjarrit.

Zjarri ka djegur (dhe vazhdon të djegë) qindra rrënjë ullinj.

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët, por e kanë të vështirë të lokalizojnë flakët për shkak të terrenit të thyer, erës dhe thatësirës.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe punonjës të pyjores, bashkisë dhe banorë të zonës.

Megjithatë flaka sa vjen e rritet dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu