Vdekja mistèrioze e pacientëve me COVID në Infektiv/ Shkarkohet drejtori i Shërbimit Spitalor, ja kush e zëvendëson

0

Një ditë më parë lajmi se në orët e mesnatës kishte dyshime të ishte ndërprerë puna e aparaturave të oksigjenit e për pasojë kanë vdekur 4 pacientë me Covid-19, tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa mësohet se ditën e sotme është marrë një vendim për të shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor në Kosovë.

Bordi Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka zhvilluar sot një mbledhje ku edhe e ka marrë një vendim të tillë, ndërsa në arsyen zyrtare të shkarkimit thuhet: Për shkak “të performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.

Dr. Basri Sejdiun, mbante detyrën su drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, por vendimi duket se ka lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku 4 pacientë me COVID-19 ndërruan jetë për shkak të një avarie në Infektiv.

Ndërkohë është gjetur edhe emri i pasuesit në këtë detyrë i cili do të jetë dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu