Veleshnja e thumboi për vlerat e saj si moderatore, a do të jetë Fjoralba pjesë e “Portokalli”-së

0

Fjoralba Ponari u zgjodh si prezantuese e spektaklit “Portokalli” sezonin e kaluar, sezon gjatë të cilit u angazhua edhe si aktore me disa role të vogla. Ajo mori mbështetje fillimisht jo vetëm nga kolegë, por edhe nga publiku për spektaklin e ri që do të drejtonte.

Mirëpo, duket se jo të gjithë janë të kënaqur me performancën e saj për një sezon, duke e konsideruar një test dhe një ndër ta ishte aktori protagonist i show-t, Rezart Veleshnja. Ai publikoi në “Instastory” një foto të Eneda Tarifës, e cila ka qenë një ndër prezantueset e këtij spektakli.

“Nuk do vijnë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”, shkroi Rezarti. Pas fotos së Enedës, aktori publikoi edhe një tjetër të Xhemi Shehut, e cila po ashtu ka qenë moderatore në “Portokalli”. Por nuk ka vonuar reagimi i Fjoralbës, e cila ka ndikuar të marrë ok-in e drejtuesve të televizionit dhe show-t që tani për sezonin e ardhshëm.

Pyetjeve të shumta nëse ajo me mbylljen e sezonin e humbi punën në “Portokalli”, Fjoralba iu përgjigj direkt në rrjetet sociale, ku është dhe shumë aktive. Fjoralba ua hoqi kureshtjen ndjekësve dhe tregoi nëse eksperienca e saj në ‘Portokalli’ ishte vetëm për një sezon apo jo.

Ndryshimet e shpeshta sa në njërin format në tjetrin dhe pakënaqësitë e profesionistë në aktrim të shprehura hapur, i ka bërë të gjithë të mendojnë se Fjoralba nuk do të jetë sezonin e ardhshëm në drejtimin e spektaklit të humorit, “Portokalli”. Me foto të ndryshme Ponari ka treguar se aktualisht po xhiron dhe “Më thuaj një dëshirë”, duke lënë vend për një sërë interpretimesh nga ndjekësit.

Megjithatë, vetë ajo ka konfirmuar për një prej ndjekësve se muaji tetor do ta sjellë sërish para ekranit si moderatore e “Portokalli”. “A do të jesh prezantuese te Portokallia?”, ka qenë pyetja që Fjoralba i është përgjigjur me: “Po, po, po”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu