Një trup i pajetë është gjetur tek tokat bujqësore në afërsi të burgut të Fierit.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se trupi i përket një burri rreth të 50-ave, por ende nuk është bërë identifikimi i tij.
Dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale, por pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë.