Veliaj: Në garën për Bashkinë e Tiranës dua përballë Saliun dhe Ilirin

0

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka treguar të preferuarit e tij nga Opozita. I pyetur se kë do të donte që të kishte përballë në garën për Bashkinë e Tiranës, Veliaj përmendi dy emra. Bëhet fjalë për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Do të doja të kisha përballë Saliun me Ilirin sepse përfaqësojnë të kaluarën nga e cila Tirana ka vuajtur shumë,”- tha Veliaj ndër të tjera.

Ish-kryeministri Berisha nuk ka shprehur ambicie për të garuar për Bashkinë e Tiranës, ndërsa Meta e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. Ish-Presidenti që aktualisht drejton Partinë e Lirisë, i pyetur për Tiranën, tha se nuk ka ndërmend të garojë pr këtë bashki. Gjithsesi, kandidaturat nuk janë zyrtarizuar ende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu