Pamjet/ Armina Mevlani kujdeset vetë për çdo detaj të dasmës së saj

0

Siç shihet dhe nga pamjet siguruar nga Infoweb Media Armina Melani është duke u kujdesur vetë me detajet e fundit të dasmës së saj.

Ajo ka zgjedhur si bashkëpunëtore Geraldina Sposa.

Imazhet e fotografuara nga Infoweb Media tregojnë se aktualisht gjithçka është drejt përfundimit.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha vendosën të lidhin kurorë pas disa vitesh bashkëjetesë.

Dasma e tyre do të zhvillohet në një nga resortet e njohura të agroturizmit në Shijak.

Infoweb Media gjithashtu mëson se çifti ka planifikuar një ceremoni madhështore me pjesëmarrjen e 600 të ftuarve.

Duket se Armina dhe Shkëlzeni kanë ftuar pafund shoqërinë e tyre, plus që edhe familjet reciproke njihen për rrethin e gjërë shoqëror e miqësor. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu