Vëllai e denoncoi të zhdukur, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Fier

0

Në Fier është gjetur trupi i pajetë i një 72-vjeçari, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.

Trupi i pajetë është zbuluar në tokat e fshatit Sektor Seman, në një gjendje të avancuar dekompozimi.

“Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i  shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftim.