Vëllai i Nuredin Dumanit: I shumëkërkuari Talo Çela është vrarë duke ngrënë bukë në Elbasan

0

Fitim Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka deklaruar se i shumëkërkuari Talo Çela është vrarë.

Në një intervistë të dhënë në podcastin ‘MaShqip’, Fitim Dumani ka thënë se Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë bukë. Sipas tij Çelën e vranë vëllezërit Çopja që mos të fliste.

Ai thotë ndër të tjera se konflikti mes Çelës dhe vëllait të tij Nuredin Dumani nisi për një shumë parash prej 10 mijë euro.

“Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte Dashnorit. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat. Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë bukë. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët”, është shprehur ndër të tjera, Fitim Dumani.