Princesha e Wellsit, Diana shënon sot 60-vjetorin e saj të lindjes nëse ajo do të ishte ende gjallë. Për të nderuar këtë 60-vjetor, Princ William dhe Princ Harry zbuluan statujën e princeshës.
Satutja nuk ishte e vetmja surprizë. Vëllai i saj Charles Spencer shpëndau në rrjetet sociale një foto të rrallë nga fëmijëria e Dianës, shkruan InfoWebTv.
Me flokët e kapur bishtaleca dhe e veshur me një fund të zi e bluze të bardhë, princesha shfaqet duke pozuar në kopshtin e shtëpisë ku ajo kishte lindur në 1961.
” 1 Korrik 1961, ishte një ditë e nxehtë vere Anglie, prindërit e Dianas gjithmonë e kujtojnë”, shkroi Charles bashkangjitur fotos.
Kjo nuk është hera e parë që vëllai i princeshës poston foto nostalgjike nga fëmijëria e tij dhe motrës Diana.
infowebtv.com