“Vendim historik”/ Borrell për liberalizimin e vizave të Kosovës: I gjithë Ballkani Perëndimor në Shengen

0

BRUKSEL- Josep Borrell, shefi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, e ka quajtur vendim historik, liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ai shkruan ne platformën X, se heqja e regjimit të vizave, i sjell Kosovës përfitime të rëndësishme por edhe BE-së.

POSTIMI I JOSEP BORRELL:

’’Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave #IntegrimiEuropian.’’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu