Vendimi i papritur sjellë rradhë qytetarësh në qendrën e votimit/Ndërrohen komisionerët e tre subjekteve

0

Ne Elbasan nuk ka nisur procesi i votimit në qendrën 2351, KAZA 50, duke shkaktuar edhe radhe të qytetarëve që presin të shprehin vullnetin e tyre. Shkak është bërë ndërrimi i komisionerëve dhe më pas mungesa e një prej tyre.

Tre subjektët PS, PD dhe LSI kanë ndërruar komisionerët, por ai i LSI-së ndonëse është njoftuar nuk është paraqitur ende në qendrën e votimit.

Kryetari i Komisionit të kësaj qendre votimi  tha se ‘kemi një mungesë komisioneri që nuk është konfirmuar akoma dhe nuk ka ardhur akoma’.

“Të tre subjektet i kanë ndërruar, PD, PS dhe LSI. E kanë vendosur privatisht vetë komisionerët. Momentalisht nuk ka ardhur ende komisioneri i LSI”, tha ai në një intervistë për News24.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu