Vendos paisje shurdhuese në kufi me Turqinë/ Greqia kundër refugjatëve

0

Athina zyrtare, sipas raportimeve për shtyp, ka gjetur mënyrën për të mos lejuar hyrjen e imigrantëve nga Turqia drejt Greqisë.
Dy pajisje akustike me rreze të gjatë të njohura ndryshe si LRAD, prodhojnë shpërthim zanor dhe kanë fuqinë për t’i bërë njerëzit të shurdhër. Këto paisje janë vendosur përgjat kufirit të lumit Evros(Marica).
Të përdorura si në zona civile gjatë protestave apo dhe ushtarake në botë, sistemet LRAD, kur përdoren tek njerëzit, mund të shkaktojnë disorientim, shurdhim, dhimbje të padurueshme dhe probleme shëndetësore me pasoja të panjohura. Përdorimi i tyre është i ndaluar në shumë vënde të botës.
Siç raportohet, në kuadër të vendimeve të Greqisë për forcimin e njësive kufitare, katër drone ajrorë pa pilot, 15 kamera termike, pesë barka dhe dhjetë automjete të blinduara patrullimi gjithashtu janë përfshirë në sistemin e mbikëqyrjes kufitare.
Nga ana tjetër, raportohet se ndërtimi i murit të ri me tela në kufirin turko-grek, i cili u njoftua se do të ndërtohej në rajonin e lumit Evros (Marica) kundër imigracionit të paligjshëm, ka filluar në rajonin Feres.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu