‘Vërshojnë’ reagimet nga bluzat e bardha pas vrasjes së gruas shtatzanë, kardiologu: Kemi dështuar si shtet, si shoqëri e si burra

0

KOSOVË- Krimi makabër në Kosovë, mbrëmjen e djeshme ku 35- vjeçarja Hamide Magashi e cila për pak do të sillte në jetë fëmijën e saj u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Haili ka sjellë një sërë reagimesh si nga shoqëria civile edhe qytetarët. Por së fundmi edhe bluzat e bardha kanë reaguar në shenjë sensibilizimi për vrasjen e 35- vjeçares (41 javëshe shtatzënë), duke kërkuar dorëheqjen.

Një kardiokirurg nga QKUK-ja Loeonard Bytyqi, ka thënë që shumë persona duhet të kërkojnë falje publike e të japin dorëheqjen, pasi sipas tij rasti i rëndë dëshmon se kanë dështuar si shtet, si shoqëri dhe si burra.

“Kena dështu komplet si shtet, si shoqni, si individ e si burra. Lshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje. Mane n’mend, kena me u turpnue edhe n varr,””.

Nisur nga ngjarja tronditëse, sot qytetarët e Prishtinës kanë organizuar nëj protestë me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” që do të mbahet rreth orës 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë, Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu