Vetëm 27 vjeç. I mbyturi dje në plazh Nëntogeri i Forcave të Armatosura. Emri

0

Pasditen e djeshme u mor informacioni për trupin e pajetë të një shtetasi në plazhin e Tales në Lezhë, ku pas verifikimeve nga policia, rezultoi se bëhej fjalë për 27-vjeçarin Pavlin Rrasa.

Ky i fundit ishte mbytur teksa pushonte me familjen e tij në këtë plazh, ndërsa mësohet se ai mbante detyrën e Nëntogerit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri Niko Peleshi, i cili ka dhënë lajmin e trishtë dhe bën me dije se Nëntogeri, pjesë e Repartit Ushtarak 1010, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

“I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së N/Togerit dhe kolegëve të tij të Repartit Ushtarak 1010”, shkruan Peleshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu